E Diel, 1 Nëntor 2026

Në një ceremoni madhështore, Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë në Madison Square Garden

Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan, Travis Kelce, i kanë dhënë fund beqarisë me një ceremoni madhështore në Madison Square Garden, të cilësuar nga mediat si “dasma e shekullit”.

Eventi u drejtua nga komediani Adam Sandler, ndërsa çifti u shfaq me veshje të personalizuara nga Christian Dior, bizhuteri Cartier dhe këpucë të dizajnuara posaçërisht nga Christian Louboutin.

Në këtë ceremoni morën pjesë emra të mëdhenj të Hollywood-it dhe botës së artit si Hugh Grant, Gigi Hadid, Bradley Cooper, Dakota Johnson, Graham Norton dhe Ethan Hawke. Atmosfera u bë edhe më e veçantë nga mijëra fansa që u mblodhën jashtë arenës, duke kënduar këngët e Swift dhe duke pritur të shihnin të ftuarit. Për shkak të turmës së madhe, policia mbylli rrugët përreth për të garantuar sigurinë.

Madison Square Garden u ndriçua me mesazhin “JUST&T MARRIED”, ndërsa edhe Empire State Building u iluminua për të uruar çiftin. Organizimi i kësaj ceremonie kushtoi dhjetëra miliona dollarë, por para dasmës çifti dhuroi 26 milionë dollarë për mbi 20 organizata bamirësie, duke e kthyer ngjarjen në një moment jo vetëm festiv, por edhe solidar.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›