Vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Shëngjinit, por bie intensiteti i flakëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit mbrëmjen e së premtes vijon të jete aktiv, por me intensitet më të ulët.
Gjatë orëve të fundit, vatra e flakëve është spostuar në anën jugore të malit, përgjatë pjesës mbi rrugën kryesore ne lagjen “Sake”.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencave civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Sipas të dhënave nga terreni, aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për zonën e banuar, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.
/rtsh.al/