E Hënë, 2 Nëntor 2026

E shtunë 4 tetor, mot i kthjellët me vranësira të pakta

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 8/16 Diell
Kukës 3/9 Diell re
Lezhë 9/16 Diell
Dibër 2/8 Diell re
Durrës 9/17 Diell
Tiranë 9/18 Diell
Elbasan 7/17 Diell
Berat 8/18 Diell
Vlorë 8/16 Diell
Korçë 3/19 Diell  re
Gjirokastër 6/17 Diell
Sarandë 8/19 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›