EMRAT/ 16 kandidatë për postin e Kryepolicit, mes tyre edhe dy gra

Procesi i aplikimit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Ilir Prodës ka përfunduar në mesnatë ndërsa zyrtarisht në listë janë 16 kandidatë. Mes kandidatëve janë edhe dy gra përkatësisht Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.
Kandidatët sipas listës emërore janë:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Ejona Gurbardhi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Suela Sulkaj
- Tonin Vocaj
Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.
Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.
Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.
Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore.
Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.