E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë / Kanosi fqinjët me armë zjarri, në pranga 62-vjeçari

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes fqinjësh në Sarandë.

Një 62-vjeçar, i identifikuar si Shefki Kaçupaj, dyshohet se ka hyrë në banesën e fqinjëve të tij dhe i ka kanosur ata me armë zjarri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e autorit. Gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe arma e përdorur, një pistoletë me mulli.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka lindur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve për përdorimin e tarracës së përbashkët të pallatit ku ata jetonin.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›