Policia e Fierit arreston një 33-vjeçar për shitje të kokainës

Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar, banues në Lushnjë, në kuadër të operacionit të koduar “Rikthimi”, kundër shitjes së drogës së fortë.
I arrestuari, i cili ka precedent në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë gjatë një operacioni të kryer nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Fierit
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një dozë kokainë, ndërsa në automjetin që drejtonte u sekuestruan 23 gramë të së njëjtës lëndë narkotike, dyshohet me qëllim shitjen.
Bashkë me drogën, policia sekuestron edhe automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarit, si prova materiale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/