E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT/ Do shiste armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca”, për tentativë shitjeje armësh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Zogu i Zi”, ku policia ka ndaluar një automjet tip “Honda”, me drejtues një 37-vjeçar Gentjan Basha (Seci) dhe pasagjer një 26-vjeçar Prend Bala.

Gjatë kontrollit, është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që dyshohet se ishte në posedim të 26-vjeçarit për qëllime shitjeje. 37-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë policinë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pasi janë bërë verifikimet, është konstatuar se 26-vjeçari kishte një masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”. Hetimet për rastin vijojnë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›