EMRI/ 71 vjeçari kapet në Vaun e Dejës, akuza pak e çuditshme nga gjykata italiane

Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.
Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.a.b