E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 16-vjeçare, arrestohet shoferi i shkollës

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes.

I arrestuari është Thoma Kovaçi, drejtues i një mjeti transporti të një shkollë jopublike. Mësohet se edhe vajza frekuentonte shkollën private, ku shtetasi në fjalë ishte i punësuar si drejtues furgoni.

Deri më tani, nuk kemi detaje të mëtejshme, por nga burime mësohet se arrestimi i kryer mbrëmjen e 31 marsit ka ardhur si pasojë e denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur.

Gjithashtu mësohet se familjarët kanë ndërmarrë kallëzimin pasi e mitura u ka treguar për ngacmimin që i ka bërë drejtuesi i mjetit, që e merrte nga banesa dhe e çonte në shkollë dhe anasjelltas.

Mësohet se e mitura është pyetur në praninë e një psikologeje për të dhënë versionin e saj, që ka çuar në ndalimin e drejtuesit të furgonit të shkollës jo publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare“, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›