E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasje në Kukës

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe Interpol Madridin, ka finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke mundësuar ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të një 25-vjeçari të kërkuar për tentativë vrasjeje.

I ekstraduari është shtetasi Sorel Cenaj 25 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve, në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. E., duke e goditur me mjet prerës. Veprat penale për të cilat ai akuzohet janë:

“Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Interpol Tirana konfirmon se operacioni “The Wanted” do të vijojë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe sjellë para drejtësisë shtetasit shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›