E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu bllokua timoni, kamion del nga rruga në Rotondën e Levanit, përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se një bllokim në timon ka penguar drejtuesin e mjetit të manovrojë në kohë, duke sjellë daljen nga rruga të kamionit i cili ishte i ngarkuar me enë kuzhine.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, por dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme për shkak të ngarkesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›