Arrestohet me armë dhe drogë në Tiranë, Krisald Kundraxhi shiste kokainë dhe ekstrazi

Efektivët e Komisariatit nr. 1 në Tiranë kanë arrestuar një 38-vjeçar, i cili u kap në automjetin e tij me armë zjarri dhe drogë.
Në pranga ka rënë Krisald Kundraxhi, i cili fillimisht u ndalua nga blutë në rrugën “Ali Demi”, pasi agjentët kishin dyshime se ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Gjatë kontrollit në makinë si dhe në banesë, 38-vjeçarit iu gjet një pistoletë, municione luftarake, 304 gramë kokainë, mbi 130 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.
Krisald Kundraxhi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh.
Në pranga ka rënë gjithashtu shoku i tij që ishte në makinë, Jurgen Kovaçi, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
/vizionplus.tv