E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Gjendet i pajetë në makinë punonjësi 47-vjeçar i Gardës së Republikës

Një 47-vjeçar, punonjës i Gardës së Republikës i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Policia njofton se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi Gentian Lelçaj, 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Nga të dhënat që policia ka marrë dyshohet se ishte në gjendje të rënduar për shkak të procesit të divorcit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›