E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk lëshonte faturat tatimore, muzikë mbi normat e lejuara dhe punonjës të padeklaruar, gjobitet administratori i lokalit në Ksamil

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dhe administrativisht një 33-vjeçar, administrator i një lokali në Ksamil.

Sipas policisë 33-vjeçari kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i deklaruar në organet përkatëse, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.

Gjithashtu në loklalin që adminisronte vendosej muzikë mbi normat e lejuara.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në Ksamil, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj.

Ndaj këtij subjekti, me pronar shtetasin A. M., u vu masa administrative, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i regjistruar në organet kompetente, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Ksamil”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›