E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet nga policia në Kurbin

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burimë për Vizion Plus bëjnë me dije se është arrestuar në Kurbin, Ylli Zherri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ndaj Zherrit Gjykata e Vareses në Itali ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafik i lëndëve narkotike.

Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›