E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Kapet me mbi 7 kg kanabis, arrestohet 62-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Streha”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat, u arrestua në flagrancë Begtash Zeneli, 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan 7.35 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, që dyshohet se ishte përgatitur për shitje në doza.

I arrestuari rezulton me precedent penal të mëparshëm për disa vepra penale. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, ndaj tij u ngrit akuza për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›