EMRI/ Me armë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë! Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje, këtë herë në zonën e Valiasit. Operacioni i koduar “Kryqëzimi” çoi në arrestimin e një 21-vjeçari nga Babrruja, i cili qarkullonte i armatosur dhe i pajisur me mjete që përdoreshin për fshehje dhe imitim të forcave të rendit.
I riu, Gerald Qordja, 21 vjeç, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” në kryqëzimin e Valiasit.
Pas ndalimit, u ushtruan kontrolle në automjetin dhe banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 palë pranga si ato të Policisë, 1 kapuç për maskim.
Policia thotë se operacioni është pjesë e një fushate intensive kundër armëmbajtjes pa leje dhe elementëve që cenojnë sigurinë publike dhe rendin në komunitet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.
/vizionplus.tv