Skandali i “Bankers”/ Gjykata e Apelit jep vendimin, lihet në burg CEO kinez dhe ish-administratorin shqiptar

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë vendim për zbutjen e disa masave të sigurisë në lidhje me çështjen e njohur si “Dosja Bankers”, por ka lënë në fuqi arrestin me burg për dy prej të dyshuarve kryesorë.
Mësohet se nuk është ndryshuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin kinez HongPing Xiao, administrator dhe CEO i kompanisë, si dhe për ish-administratorin shqiptar Leonidha Çobo.
Ndërkohë, nga pesë masa “arrest shtëpie”, vetëm për një prej të dyshuarave është vendosur një masë më e butë – “detyrim paraqitje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një fëmije 2-vjeç.
Për tre persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, është hequr masa “ndalim i daljes jashtë shtetit”, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, në kuadër të hetimeve që vijojnë.
Sipas dosjes hetimore, kompania Bankers, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, ka shmangur taksat gjatë gjithë periudhës së operimit në vendin tonë. Bankers ka pretenduar se prej 20 vitesh kompania ka dalë me humbje në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi 532 miliardë lekë naftë.
Keshtu sipas vendimit te APELIT :
Masa arrest me burg per:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa arrest në shtëpi:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Doina Goga – hiqet masa arrestit ne shtepi, caktohet detyrim paraqitje
Kledi Xhani
Lihet ne fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi”:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj
/vizionplus.tv