E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Tentoi të fuste në Shqipëri 1 kilogramë kokainë, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule13:58 - 4 Nëntor, 2026

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçar, Arben Hysaj, i cili tentoi të fuste në Shqipëri, me automjet, 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›