EVIAN – Trump: Ngushtica e Hormuzit plotësisht e hapur të premten

EVIAN, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot, menjëherë pas mbërritjes në Evian të Francës, për samitin e G7-s, se Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetësore për tregtinë globale të naftës bruto, do të ishte plotësisht e hapur ditën e premte.
Presidenti amerikan, duke qëndruar përkrah homologut të tij francez Emmanuel Macron, tregoi gjithashtu se teksti i shumëpritur i marrëveshjes së arritur me Iranin mund të publikohet “pas së premtes”, data e planifikuar për ceremoninë e nënshkrimit në Gjenevë./ a.jor.