E Hënë, 2 Nëntor 2026

LUKSEMBURG – BE dhe Ukraina hapin fazën e parë të bisedimeve të anëtarësimit

LUKSEMBURG, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian hapi zyrtarisht sot fazën e parë të negociatave të pranimit me Ukrainën duke i dhënë fund një vonese dyvjeçare të shkaktuar nga një veto hungareze.

Bisedimet në Luksemburg, të konfirmuara nga një zëdhënës i Këshillit të BE-së, shënojnë një moment të rëndësishëm në rrugën e vendit të shkatërruar nga lufta drejt anëtarësimit.

Në fazën fillestare të negociatave, të njohur si grupi i parë, vendet duhet të demonstrojnë, ndër të tjera, se sistemi i tyre gjyqësor dhe administrata publike përmbushin standardet e BE-së.

Procesi i negociatave të pranimit është i ndarë në gjashtë grupe tematike që përfshijnë gjithsej 33 kapituj. Dy kapituj të tjerë negociohen jashtë grupeve.

BE-ja nisi zyrtarisht negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë në qershor 2024. Megjithatë, hapja e grupit të parë negociues me Ukrainën u bllokua nga Hungaria nën kryeministrin e atëhershëm Viktor Orbán.

Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, njoftoi së fundmi se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën mbi masat për të forcuar të drejtat e pakicës etnike hungareze në vend. Hungaria e kishte bërë një marrëveshje të tillë një kusht për heqjen e vetos së Budapestit ndaj bisedimeve të pranimit të Ukrainës në BE./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›