E Premte, 6 Nëntor 2026

EXFIS sjell një ndryshim të rëndësishëm në Pediatri, QKUK bëhet me lavanderinë e parë të brendshme

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të jetë klinika e parë në kuadër të këtij institucioni që do të ketë lavanderinë e saj të brendshme, falë donacionit të kompanisë EXFIS.

Ky projekt është realizuar me iniciativën e Dr. Alije Keka Sylaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, dhe me mbështetjen e drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, duke mundësuar një përmirësim të rëndësishëm të kapaciteteve dhe kushteve funksionale të klinikës.


Lavanderia do të mundësojë që larja dhe përpunimi i tekstileve të kryhen brenda klinikës, në përputhje me nevojat e saj të përditshme. Kjo do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të rrisë efikasitetin në menaxhimin e këtyre nevojave.

Përveç përmirësimit të kushteve higjienike dhe funksionale, kjo iniciativë do të lehtësojë punën e përditshme të stafit shëndetësor, do të rrisë efikasitetin në menaxhimin e nevojave të klinikës dhe do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët më të vegjël.

Për EXFIS, ky donacion është pjesë e angazhimit për përgjegjësi shoqërore dhe mbështetje të projekteve që sjellin përmirësime konkrete në shëndetësi.

Kompania mbetet e hapur për të kontribuar në iniciativa që mbështesin institucionet publike, lehtësojnë punën e profesionistëve dhe krijojnë kushte më të mira për qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›