Edi Rama: Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi” në Kukës. 42 shkolla në të gjithë vendin do të rikonstruktohen brenda vitit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës.
Sipas Ramës, investimi i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Kukës do të krijojë kushte moderne dhe dinjitoze për 840 nxënës dhe mësues. Shkolla e re do të ketë klasa të rikonstruktuara, laboratorë modernë, bibliotekë si dhe terrene sportive.
Ai theksoi gjithashtu se gjatë këtij viti pritet të rikonstruktohen 42 shkolla në të gjithë vendin, sipas standardeve bashkëkohore.
“Drejt përfundimit rilindja e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës. Me këtë investim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për 840 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive 42 shkolla në të gjithë vendin do të rikonstruktohen me standarde bashkëkohore brenda këtij viti”, shkruan Rama.
/rtsh.al/