Edward P. Joseph: Vendimi i Hagës shokues, Serbia do ta përdorë për të diskretituar UÇK

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Profesori i Johns Hopkins University, Edward P. Joseph, e ka cilësuar shokues vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një intervistë për “War Report” në ABC News, Joseph u shpreh se këtë vendim, Serbia do ta përdorë për të diskretituar UÇK dhe veprimtarinë e saj.
Joseph shtoi se Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën.
“Kjo gjë do të përdoret nga Serbia si mjet për të diskretituar UÇK, veprimtarinë e saj. Do të përdoret nga Rusia dhe Kina. Do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën. Ne kemi parë këtë muaj në Serbi, që është nderuar imazhi i këtij personazhi, kemi parë ceremoni, është përdorur gjuhë urrejtjeje në Beograd. Ne kemi dëshmuar se sa të gjata janë dëmet që janë dhënë. Dënimi nuk është i barabartë me dënimet që kanë marrë figurat serbe, që kanë kryer krime”, theksoi ai.
/m.m/r.e/a.f/