E Hënë, 2 Nëntor 2026

Efektivët e Akademisë së Nënoficerëve të FA dhurojnë gjak: Një akt solidariteti përtej detyrës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Efektivët e Akademisë së Nënoficerëve kanë dhuruar gjak në kuadër të një nisme humanitare, duke kontribuar për jetën e qytetarëve në nevojë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se siguria dhe mirëqenia e njerëzve është mision i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilat angazhohen jo vetëm në terren, por edhe përmes akteve të solidaritetit.

“Efektivët i janë përgjigjur thirrjes që shkon përtej detyrës, duke dhuruar gjak dhe duke dhuruar jetë, sepse uniforma është simbol i humanizmit, sakrificës dhe solidaritetit”, thekson Ministria në njoftimin e saj.

Kjo nismë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur nevojat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore për rezerva gjaku, duke u ardhur në ndihmë personave që kanë më shumë nevojë.

FA dhuron gjak 1 nga 14

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›