E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manastirliu pret dy maturantë ekselentë, zgjodhën të ndjekin studimet në Shqipëri

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim dy maturantë ekselentë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu tha se “mirëprita me kënaqësi Megin dhe Gentianin, dy maturantët ekselentë të Tiranës, të cilët kanë përfunduar gjimnazin dhe të gjitha provimet e maturës me 10 absolute, që janë krenari e prindërve, mësuesve dhe të gjithëve ne”.

“Më gëzon shumë fakti që, si Megi Pustina nga gjimnazi “Ismail Qemali” dhe Gentian Berisha nga gjimnazi “Sami Frashëri”, kanë zgjedhur të ndjekin studimet në universitete shqiptare, që sot kanë një ofertë më të pasur akademike, me programe të përbashkëta dhe diploma dyfishe me universitetet europiane”, tha Manastirliu.

1 nga 6

/k.s//a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›