Egnatia, Dede dhe Aleksi sfidojnë Universitatea Craiovan

Conference League | 34 minuta më parë
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dhe kapiteni Albano Aleksi kanë dalë në një konferncë për shtyp në prag të takimit kundër rumunëve të Universitatea e Craiovës, takim i vlefshëm për raundin e tretë të fazës në Conference League.
Trajneri Dede: “Sa i përket situatës së dëmtimeve, përveç rastit të Eljon Sotës, nuk kemi dëmtime të tjera të rënda në skuadër. Gruda pritet të rikuperohet brenda pak javësh, ndërsa për Bitrin kemi shpresë që ta kemi të gatshëm që nesër”.
‘Në këtë ndeshje vijmë me besimin e plotë, për objektivat që ne kemi. Sigurisht, me respektin maksimal për kundërshtarin, ka 12 ndeshje pa humbje dhe besoj se janë në momentin më të mirë të tyre, besoj në të gjithë sezonin. Përveç respektit, që e kemi detyrim ndaj tyre, ne duhet të kemi përgjegjësi dhe besim te ajo që ne ndërtojmë dhe tek ajo që ne punojmë bashkë me djemtë”.
“Në letër Craiova është favorite, por letra me fushën ka një diferencë të madhe. Të tregojmë realisht se çfarë nivel kemi, jemi niveli i letrës apo i fushës”.
Albano Aleksi: “Kemi ardhur në Craiova me një objektiv të qartë, të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë denjësisht Egnatian. Na pret një ndeshje e bukur, e fortë dhe e luftuar, ku do të japim gjithçka në fushën e lojës. Ndjejmë përgjegjësinë dhe detyrimin për të bërë më të mirën tonë dhe pse jo, të largohemi me fitore.
“Këtë ndeshje duam ta luajmë edhe për shokët tanë që nuk mund të jenë me ne në fushë, për Sotën, Grudën dhe Bakayokon. Ne jemi një familje, që qëndrojmë të bashkuar në çdo moment, në të mirat dhe në vështirësitë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.