E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia-Midtjylland në RTSH/ Merret vendimi zyrtar, ndeshja spostohet në Elbasan

Sfida e Conference League mes Egnatias dhe danezëve të Midtjylland, që do të transmetohet në ekranin e RTSH, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:45.

Spostimi i ndeshjes nga “Air Albania” në Elbasan është bërë për shkak sigurie, duke u nisur nga situata e protestave që po kalon kryeqytetit ditët e fundit.

Kampionët e Shqipërisë do ta nisin kështu në Elbasan rrugëtimin e tyre në fazën e ligës të Conference League, ku kanë shkuar për herë të parë në histori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›