E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia, Tetova kritik: Nuk kemi bërë asgjë sot, Dinamo e meritoi fitoren

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova pranon se skuadra e tij nuk bëri asgjë në finalen e Superkupës, e humbur 1-3 përballë Dinamos. Trajneri i rrogozhinasve, në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, theksoi se Dinamo e meritoi trofeun.

“Dinamo e meritoi fitoren. Mendoj se ne kemi bërë një gol me fat, sepse rrëshkiti lojtari i Dinamos. Mendoj se nuk kemi bërë asgjë sot”.

“Çfarë ndodhi? Nuk e di, kishte presion. Ndërkohë, lojtarët kanë qenë shumë të qetë. Dhe te loja ishim për një manovër që e bëjmë gjithmonë, nuk u arrit sepse kishim një pjesë të lojtarëve jo mirë. Nuk e di nga vjen. Do shikoj ndeshjen, që të jap përgjigje ose analizë më të saktë”.

“Largimet e Dajsinanit dhe Xhemajlit? Nuk është se kam shumë informacion, për mua janë të rëndësishëm, duhet të zëvendësohen nëse do ikin. Shumë dakord nuk jam që dy pikat më të forta të ekipit të lëvizin në janar. Politikat e klubit dihen tashmë. U bë viti i katërt që bën këto lëvizje”.

“Për çfarë kemi nevojë? Grupin e kam, mjafton të mos largohet asnjë lojtar. Kam punë me skuadrën që kam, kam grup me 25 lojtarë që i kam aktivizuar të gjithë pothuajse. Nuk është që Egnatia ka nevojë për lojtarë, por do doja grupin e plotë në vazhdim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›