Presidenti i Dinamos, Bardhi: Një vit shumë i bukur. Merkato? Nuk është e lehtë në janar

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka komentuar suksesin e arritur në Superkupë, me fitimin e trofeut, ndërkohë që ka premtuar mbështetje maksimale për klubin dhe trajnerin Daja.
“Ishte një vit shumë i bukur, ka theksuar Bardhi në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, – që nga ardhja e trajnerit Daja i kemi pritur këto surpriza. Do vazhdojmë të bëjmë gjithmonë e më mirë”.
“Merkato, mbrojtës dhe sulmues? Po, por duhet gjetur sulmuesi i duhur. Nuk është e lehtë në janar, nuk ka prurje të mira, por do shikojmë. Nëse gjejmë, jo një, por dy do i marrim. Nuk është e lehtë për modelin që luan profesori Daja”.