Egnatia përforcon mbrojtjen, vjen Numan Ajeti!

Egnatia përforcon mbrojtjen. Skuadra rrogozhinase ka zyrtarizuar mbrojtësin, Numan Ajeti. 20-vjeçari vjen nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka luajtur edhe me FC Shkupin.
Njoftimi i klubit:
KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së tij me KF Shkëndija.
Me cilësitë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Ajeti vjen për të forcuar repartin defensiv dhe për të kontribuar në objektivat e klubit për sezonin e ri.
I urojmë Numanit një rrugëtim të suksesshëm me fanellën bardhejeshile, shumë shëndet, fitore dhe momente të paharrueshme me familjen e Egnatias.