E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia, përmbysje me “poker” ndaj Teutës

Egnatia ka arritur një fitore me përmbysje, 4-2 përballë Teutës në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.

Në “Arena Egnatia”, durrsakët kaluan të parët në avantazh me anë të Zhongo, por rrogozhinasit reaguan me Albanese dhe Adjessa duke e mbyllu pjesën e parë në avantazh 2-1.

Në fillim të pjesës së dytë Teuta fito një 11-metërsh me ndërhyrjen e VAR, të cilin e ktheu në gol Macolli duke rikthyer barazpeshën.

Buric kaloi edhe njëherë në avantazh rrogozhinasit, ndërsa Teuta mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Kotobellin. Në fund Fernando kompletoi fitoren 4-2.

Me këtë fitore Egnatia ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Vllaznia e vendit të parë. Teuta mbetet me 34 pikë në vend të 6-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›