Ekonomia 4.0 dhe tranzicioni energjetik, Shqipëria përgatitet për ndryshimin e madh

Siguria energjetike ka forcuar kushtëzimin e sjelljes së vendeve në marrëdhëniet ndërkombëtare e posaçërisht në BE. Rikonfigurimi i tregjeve dhe posaçërisht ai i burimeve të energjisë e lëndëve djegëse është sipas ekspertëve, faktor më ose i ndryshëm veprues se më parë.
“Bota po shkon drejt asaj që quhet ekonomia 4.0. një ekonomi që do të varet nga qendrat e prodhimit të të dhënave që kërkojnë energji të vazhdueshme të inteligjencës artificiale, të robotëve humanoid, të cilat kërkojnë ë qendra të mëdha, të cilat jo vetëm që do të ngrihen, por do të kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me energji. Pra ajo që quhet tranzicioni energjetik, i cili është një nga tranzicionet binjake në Bashkimin Europian përveç tranzicionit dixhital do të shihen shumë të ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën”
Burimet alternative të furnizimit me energji mbeten pritmëria qendrore e strategjive të momentit.
“Shqipëria pavarësisht madhësisë së tregut i madh ose i vogël ky ndryshim nuk përllogarit askënd dhe nuk kursen askënd. Të gjithë do të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. Bashkimi Europian ka marrë një vendim për t’u shkëputur deri në 2027 nga çdo burim energjetik që vjen nga Rusia dhe po kalon tashmë drejt tregjeve të tjera”.
Ndryshimi bëhet me terma konkretë edhe më i ndjeshëm referuar detyrimeve të anëtarësimit në BE.
“Është kapitulli 15 për energjinë që Shqipëria do i duhet që për sa i përket energjisë të ketë dy parime bazë: garancinë energjetike, sigurinë energjetike, por dhe natyrën edhe larminë e burimeve të prodhimit të energjisë. Për sa kohë që Bashkimi Europian brenda 2030-s kërkon që të ketë 50% më pak prodhim energjie nga burimet fosile dhe deri në 2050 kërkon që të heq tërësisht dorë nga këto burime në mënyrë që ta bëjë Bashkimin Europian një vend që nuk ndikohet nga ndryshimet klimatike edhe nga si të luhatjet e energjisë ose politikave energjetike në vende të tjera”
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/