E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekstradohen tre shqiptarë në Itali, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale

TIRANË- Tre shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë organizatash kriminale janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali.

Bëhet fjalë për një 40 vjeçar, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Për një 41-vjeçar, i cili akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Në treshen e cila u ekstradua  për llogari të Italisë është dhe një 33-vjerçar, i cili pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›