Ekstradohet anëtari i grupit kriminal, Ilia Ndoka u arrestua në Itali në kuadër të operacionit të SPAK “Revanshi”

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia në Tiranë pas një operacioni të përbashkët të Interpolit dhe policive të dy vendeve. Ilia Ndoka që u ekstradua nga Itali, u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024 në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ nga SPAK.
Ai akuzohet për veprat penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Ndërkohë Flavio Mërkuri u ekstradua nga Gjermania. 18-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg për veprën penale “vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv