U kap me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçr i cili u kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi.
Në pranga ra shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./vizionplus.tv