E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet i akuzuari për vrasje, SPAK: Dritan Shkëmbi mori pjesë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja

Dritan Shkëmbi është ekstraduar  këtë të martë nga Dubai në Shqipëri. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme kishte caktuar në mungesë,  ndaj tij, masën “arrest me burg”, për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD-së.

Dritan Shkëmbi akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë, e mbetur në tentativë, për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të Arjan Ndojës si dhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos i njohur si rrumi i shijakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›