E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Arrestohen dy persona për shitje narkotikësh, sekuestrohen drogë, armë dhe para

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Dy shtetas janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Në pranga ranë:

K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Më tej, pranë vendit të ndalimit, në një vendparkim automjetesh, u zbulua një tjetër sasi droge e dyshuar se i përkiste të njëjtit person dhe që ishte fshehur me qëllim shitjen.

S. S., 27 vjeç, i cili gjithashtu u kap me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa që dyshohet se do ta shiste. Gjatë kontrollit, iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e drogës.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, armët e ftohta dhe paratë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Operacioni është pjesë e vijimit të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në kryeqytet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›