E Martë, 3 Nëntor 2026

Elbasani, një shekull histori në celuloid

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Qyteti i Elbasanit ka hapur dyert e kujtesës kolektive përmes një ekspozite unike fotografike që pasqyron 100 vite histori, zhvillim dhe transformim.

E vendosur në ambientet e Kalasë së qytetit, ekspozita sjell një retrospektivë të gjallë të çdo dekade, duke dokumentuar jetën urbane, momentet historike dhe përditshmërinë e qytetarëve elbasanas ndër vite.

Imazhet e ekspozuara, të kuruara me kujdes, i ofrojnë vizitorëve një udhëtim emocional dhe vizual në kohë, ndërsa ndërthurin kujtesën kolektive me artin fotografik.

Ceremonia e hapjes u shoqërua me një mesazh nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili theksoi rëndësinë e njohjes së rrënjëve dhe trashëgimisë historike për të ndërtuar një të ardhme më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Ekspozita është pjesë e një kalendari të pasur aktivitetesh kulturore që bashkia e Elbasanit ka organizuar gjatë muajit gusht, në bashkëpunim me institucionet vendore.

Ngjarja ka tërhequr edhe shumë vizitorë dhe turistë, të cilët po e zbulojnë Elbasanin si një destinacion të pasur në histori, kulturë dhe mikpritje.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›