E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasani, trajneri Daja: Ndeshja e dytë radhazi që kthejmë rezultatin

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Facebook

“Për t’u vlerësuar karakteri çunave, ndeshja e dytë radhazi që  kthejmë rezultatin”. Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka komentuar fitoren me përmbysje, 2-1 përballë Laçit në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.

“Për t’u vlerësuar karakteri çunave sepse ndeshja e dytë radhazi që brenda jave kthejmë rezultatin. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen më herët. Laçi është ekip simpatik. Ata luajnë thjeshtë, por e thjeshta është më e vështirë”.

“Laçi është ekip mjaft simpatik, bën lojë të bukur dhe për meritë të trajnerit. Ka moshë mesatare të re. Luajnë thjesht, por ndonjëherë e thjeshta është më e vështirë”.

“Ne nuk kishim problem te mbyllja e hapësirave, por shpejtësia e lëvizjes së topit. E dinim që Laçi do vinte me markim të fortë. Duhet ta ndërronim krahun e lojës sa më shpejt dhe të luanim me diagonale të mesme. I bëmë deri në njëfarë pike, por jo sa duhet. Ishte problem lëvizja e topit, sidomos poshtë. Ishin 3 lojtarë që luanin për herë të parë me njëri-tjetrin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›