E Diel, 1 Nëntor 2026

Elvis Rroshi merret i pandehur, SPAK e akuzon për “shpërdorim detyre” si ish-kryebashkiak i Kavajës

Elvis Rroshi është marrë sot i pandehur nga SPAK nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Kavajës në vitet 2013- 2014.

Hetimet nisën pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që gjeti shkelje në procedurat e Prokurimit Publik si dhe në sektorin e urbanistikës.

Sipas këtij auditimi, shkeljet e Rroshit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 33 milionë lekësh.

Burime nga SPAK bënë të ditur se ndaj Rroshit po zhvillohen hetime edhe për krime zgjedhore.

Më herët ish-kryebashkiaku i Kavajës është  dënuar për falsifikim të dokumenteve kur kandidoi pikërisht për këtë post./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›