E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmiresimin e mjedisit të agrobiznesit në Luginën e Preshevës/ KASH dhe KKSH memorandum bashkëpunimi

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar nënshkruan një memorandum bashkëpunimi këtë të hënë.

Qëllimi i Memorandumit është vendosja e bashkëpunimit institucional në mes “Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar” në vijim (KASH), Tiranë, Shqipëri dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në vijim (KKSH) për të shkëmbyer eksperiencën dhe organizuar aktivitete të përbashkëta dhe zbatuar projekte, për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, konservimin e produkteve tradicionale bujqësore, dhe përmirësimin e mjedisit të agrobiznesit dhe biznesit, veçanërisht në Luginën e Preshevës, komunat: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në vijim (Lugina).

Objekti kryesor i bashkëpunimit midis dy organizatave do të jenë: sektorët dhe subjektet prodhuese të zinxhirit të furnizimit me ushqime si ato të:

Bujqësisë,

Blegtorisë,

Agrobiznesit & Tregjet Agro-Blegtorale, Agropërpunimit & Subjekteve të Ushqimit Social,

Turizmit Rural dhe Mjedisit,

Bimëve Aromatiko-Mjekësore & Agropylltarisë,

Bujqësisë Organike dhe Bletarisë,

Financës & Mikrofinancës,

Zejtarisë.

Përmirësimi i legjislacionit që ndikon në zonat rurale dhe përafrimi me legjislacionin e BE.
Rritja e masës së disbursimit të financimit në zonat rurale, për disbursimin e fondeve, granteve të vëna në dispozicion për sektorët e sipërcituar nga qeveria dhe donatorët nëpërmjet përgatitjes së projekteve të përbashkëta, përmes Programit financiar IPA, Cross-Border, Programit HORIZON 2020, gjithashtu dhe programeve të tjera të ndihmës nga institucione publike dhe private.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›