E Diel, 1 Nëntor 2026

Ëndrra vazhdon për Meksikën, Ekuadori nuk reziston më shumë se 30’ në Azteca

Natën mes së martës dhe të mërkurës në Azteca-n e famshme Meksika e Aguirre mundi Ekuadorin dhe siguroi një vend mes 16-të më të mirave të turneut.

Magjia e Quinones në të 22’ hapi rrugën drejt sukesit për ekipin e “El tri”. Ndërsa për të konsoliduar shifrat mendoi Jimenez, i cili shënoi golin e sigurisë në të 31’.

Falë dy golave të shënuar në pjesën e parë Meksika merr kështu një fitore që mungonte prej vitesh në Botëror. Për herë të fundit ata kishin fituar në raundin me eliminim direkt në Botërorin 1986. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›