Enea Mihaj prezantohet tek Atlanta United në SHBA

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Enea Mihaj do të vazhdojë karrierën në SHBA.
Pasi i përfundoi kontrata me Famalicao në Portugali, Mihaj ka vendosur të largohet nga Evropa.
Lojtari është prezantuar tek skuadra amerikane e Atlanta United.
“Atlanta United ka nënshkruar me mbrojtësin Enea Mihaj si transferim i lirë me një kontratë deri në sezonin 2028 me një opsion për vitin 2029. Mihaj do të mund të luajë duke filluar nga 24 korriku, kur të hapet afati i transferimeve sekondare”, thekson skuadra amerikane në një postim në rrjetet sociale.
Futbollisti shqiptar do të luajë në MLS dhe do të ketë mundësinë të përballet me kampionë si Lionel Messin dhe Luis Suarez që janë pjesë e Inter Miami.
Mihaj ishte edhe në qëndër të merkatos së Serisë A, ku skuadra si Veronës dhe Cremonese kërkonin shërbimet e 26-vjeçarit.
View this post on Instagram
/gj.m/j.p/