Rizo: Negociatorët, rol të rëndësishëm për përmbushjen e standardeve të BE-së

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ “Negociatorët e anëtarësimit të Shqipërisë në BE po luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar vendin të përmbushë rregullat dhe standardet e BE-së”.
Andre Rizzo, i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri mori pjesë dje në takimin midis negociatorëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të biznesit.
Ky takim ishte një mundësi e mirë për të ndarë pikëpamjet mbi mënyrën se si po shkojnë negociatat dhe për të përfshirë të gjithë në procesin e reformave të vendit.
“Të gjitha reformat për të cilat vendi është zotuar do të rezultojnë në një Shqipëri më të zhvilluar që do t’u sillte dobi të gjithë të rinjve dhe do të siguronte që bizneset të mund të lulëzojnë”, theksoi Rizo.
“Kjo është arsyeja pse ata duhet të mbeten të angazhuar në procesin e anëtarësimit dhe të mbështesin të gjitha përpjekjet për reforma në këtë kohë të rëndësishme në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, tha Rizo.
1 nga 4/gj.m/j.p/