E Diel, 1 Nëntor 2026

Era e fortë dhe reshjet e dendura të borës lënë 743 familje pa energji elektrike në Qarkun e Korçës

Qarku i Korçës është përballur me probleme në furnizimin me energji elektrike si pasojë e erës së fortë gjatë natës dhe reshjeve të shumta të dëborës.

Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se situata është paraqitur problematike kryesisht në zonat malore dhe rurale.

Sipas OSSHE – Dispeçeria Rajonale Korçë, aktualisht rreth 743 familje rezultojnë pa energji elektrike, ndërsa në disa zona vijon ende verifikimi i gjendjes në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Në terren ndodhen 11 grupe pune të OSSHE-së, të cilat po punojnë intensivisht për eliminimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›