Erdogan: Izraeli do të kërkojë të pushtojë pjesë të Turqisë nëse mposht Hamasin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pretendon se Izraeli do t’i kthejë sytë drejt Turqisë nëse arrin të mposhtë grupin terrorist të Hamasit në Rripin e Gazës.
Erdogan ka ndërprerë lidhjet tregtare me Izraelin, ka mbajtur lidhje të ngushta me Hamasin dhe ka kritikuar vazhdimisht Izraelin që kur lufta u ndez nga masakra e grupit terrorist më 7 tetor.
Ai ka shprehur mbështetje për Hamasin, i cili është klasifikuar si një organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndër të tjera.
“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gazë”, u tha Erdogan ligjvënësve të partisë së tij në parlamentin në kryeqytetin Ankara.
“Nëse nuk ndalet… ky shtet mashtrues dhe terrorist do t’i vërë sytë Anadollit herët a vonë,” pohon ai, duke iu referuar gadishullit të madh turk të quajtur gjithashtu Azia e Vogël që përfshin më shumë se gjysmën e territorit të Turqisë.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Hamasit, i cili lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe që mbron Anadollin”, u shpreh Erdogan.
/rtsh.al/