E Diel, 1 Nëntor 2026

Eridjol Xhafa emërohet në krye të Doganës së Fierit

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot kryetarin e ri të Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa.

Gjatë takimit me stafin, kreu i DPD-së theksoi rëndësinë e forcimit të profesionalizmit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të zbatimit korrekt të legjislacionit doganor, në funksion të rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit.

Beja i uroi suksese kryetarit të ri në përmbushjen e detyrës, duke theksuar se mbështetja institucionale do të jetë e plotë për realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Degës Doganore Fier.

Beja vlerësoi Kosta Vjeron për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e deritanishëm të degës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›