E Hënë, 2 Nëntor 2026

Erozioni i tokave – Pas Gurit të zi dhe Dajçit, ndërhyrje edhe në Velipojë

Krahas punës së vazhdueshme për çeljen e kanaleve kulluese, ndërmarrja e shërbimeve publike dhe bordi i kullimit po ndërhyjnë edhe në mbrojtjen e tokave nga erozioni. Pas Gurit të zi, puna po vijon edhe në zonën e Dajçit e Velipojës.

“Siç është punuar në Gurin e Zi nga bordi i kullimit rajonal që është bërë një mbrojtje shumë e mirë atje për tokat, pasi atje ka pasur problem me gërryerjen. Zonat të tilla janë edhe ato të njësisë Dajç ku është bërë një mbrojtje për tokat bujqësore”, tha Muhamet Muça, përgjegjës i Shërbimeve Bujqësore, Bashkia Shkodër.

Në Shqipëri, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis po shoqërohen me shtimin e erozionit edhe në vijën bregdetare.

 Laguna e Vilunit e ka pasur të nevojshme disa herë hapjen e saj, ndaj po merren masa për ndërhyrje thotë Muça.

“Tek pjesa e Velipojës, një problem si më shqetësues ka qenë pjesa e Lagunës, e cila e ka pasur të nevojshme e cila e ka pasur të nevojshme hapjen e grykës së Lagunës së Vilunit e cila ajo rregullon problematikat e ujit dhe ambientit pasi hyrja e dalja e ujit e detit në pjesën e Lagunës  krijon një ekosistem më të favorshëm për gjallesat dhe për peshkun në atë lagunë”, shprehet Muça.

Në dekadën e fundit si shkak I ndryshimeve klimaterike plazhi I Velipojës ka humbur rreth 30 hektarë

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›