E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Është një kohë kërcënimesh kolosale për ekzistencën e vendit tonë”, Rusia planifikon të përmirësojë arsenalin bërthamor të Moskës

Mburoja bërthamore e Rusisë duhet të përmirësohet në vitet e ardhshme përballë kërcënimeve kolosale, tha kreu i korporatës shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse RIA.

“Tani, në situatën aktuale gjeopolitike, është një kohë kërcënimesh kolosale për ekzistencën e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse mburoja bërthamore, është një garanci e sovranitetit tonë”, tha Alexei Likhachev, sipas RIA.

“Sot e kuptojmë se mburoja bërthamore duhet patjetër të përmirësohet në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë

Ndërkohë, Rusia nisi sulme masive me dronë dhe raketa në disa qytete në Ukrainën perëndimore herët këtë mëngjes.

“Një person u vra dhe dy u plagosën pas një sulmi të koordinuar me dronë dhe raketa në Lviv”, tha në Telegram kreu i komandës ushtarake rajonale, Maxim Kozhitsky.

“Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan”, shtoi ai.

Në qytetin e Mukaçevës, 12 persona u plagosën nga sulmet ruse, 5 prej të cilëve u desh të dërgoheshin në spital.

Nga ana e saj, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar “49 dronë ukrainas” këtë mëngjes mbi rajone të ndryshme të vendit./vizonplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›